Kosova ka regjistruar mëngjesin e së premtes një tjetër viktimë nga koronavirusi duke e çuar në 28 bilancin total të humbjeve të jetës.
Pacienti që ndërroi jetën ishte një 77-vjeçar nga Rahoveci, i cili kishte dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Klinika Universitare e Kosovës njofton se deri tani janë prekur 861 persona nga koronavirusi, 561 prej të cilëve janë shëruar. Kjo Klinikë po trajton aktualisht tetë pacientë të infektuar me Covid-19.
Ndërkohë, programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë i ka dorëzuar sot 5,000 tamptona Ministrisë së Shëndetësisë.
Përmes një komunikate për media, është bërë e ditur se ky donacion vjen si pjesë e një marrëveshjeje të arritur midis Qeverisë së Luksemburgut për ofrimin e mbështetjes së menjëhershme për Kosovën,
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje