Opozita në Maqedoninë e Veriut i ka kërkuar sërish kryeministrit Zoran Zaev mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, gjatë një takimi me kreun e qeverisë, edhe pse si Shkupi ashtu edhe Tirana ndodhen vetëm pak muaj para vendimit të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave.
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, deklaroi pas takimit me kryeministrin se ka kërkuar ndër të tjera sigurimin e kushteve për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe për reformat e nevojshme me qëllim hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Por ashtu siç pritej, opozita këmbënguli në qëndrimin për zgjedhje të parakohshme, duke deklaruar se qeveria aktuale e socialdemokratëve nuk ka më mandat të qeverisë vendin fqinj.
Duke iu kundërpërgjigjur deklaratave të tij, kryeministri Zaev u shpreh se Maqedonia e Veriut nuk do të shkojë në zgjedhje parlamentare para vitit 2020. Ai i bëri po ashtu thirrje opozitës të vepronte më përgjegjshmëri gjatë zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.
“Ne do të sigurohemi që zgjedhjet të janë të pastra si kristali, gjë që është e rëndësishme si nga aspekti shtetëror ashtu edhe ai partiak” , tha Zaev, duke theksuar se ai beson se të gjithë aktorët politikë do të veprojnë me përgjegjshëmri të plotë, në mënyrë që të mos t’i jepet asnjë argument Bashkimit Evropian përpara hapjes së negociatave.

Por sipas kreut të opozitës, në Shkup nuk nuk ka akoma garanci se procesi zgjedhor do te jete korrekt. Në reagimin e tij zyrtar, kreu i VRM DPMNE-së theksoi se kryeministri Zaev i ka dëgjuar me kujdes vërejtjet dhe kerkësat e tij, por deklaroi po ashtu se ishte mjaft i alarmuar për përbërjen e Prokurorisë Speciale, e cila ka hetuar dhe ndjekur penalisht shumë zyrtarë të partisë së tij.
Mickovski foli edhe për mundësinë e hetimit të punës se prokurorëve specialë, duke i akuzuar se po përndiqnin ish-ministrat e partisë së tij.
“Prokurorët aktualë nuk duhet të marrin as edhe një mandat”, tha Mickovski
Por pavarësisht përplasjeve, ky takim duket t’i ketë dhënë frytet e tij, pasi mediat në Shkup bëjnë të ditur se sot grupet e punës të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së kanë fillar punën për projektligjin e ri për prokurorinë speciale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje