Politike

Qeveria “Zaev” merr 62 vota, Artan Grubi zv/kryeministër i parë

qeveria zaev

Me 62 vota pro dhe 51 kundër Parlamenti i Maqedonisë votoi në mbrëmjen e së dielës qeverinë e re të Zoran Zaev. Lideri I LSDM tha se ai dhe kabineti i tij qeveritarë do të punojnë për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët. Ndërkohë që kërkoi bashkëpunim edhe nga opozita për çështjet strategjike në shtet.

Kryeministër – Zoran Zaev
Zëvendëskryeministër i parë – Artan Grubi
Zëvendëskryeministër për çështje evropiane – Nikolla Dimitrov
Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike – Fatmir Bytyqi
Zëvendëskryeministër për luftë kundër korrupsionit – Ljupço Nikollovski

Ministër i Punëve të Brendshme – Oliver Spasovki
Ministër i Mbrotjes – Radmilla Shekerinska
Ministër i Financave – Fatmir Besimi
Ministër i Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi
Ministër i Transportit dhe Lidhjeve – Bllagoj Boçvarski
Ministër i Punëve të Jashtme – Bujar Osmani
Ministër i Drejtësisë – Bojan Mariçiq
Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – Naser Nuredini
Ministër i Arsimit dhe Shkencës – Mila Carovska
Ministër i Punës dhe Politikës Sociale – Jagoda Shahparska
Ministër i Bujqësisë – Arijanit Hoxha
Ministër i Kulturës – Irena Stefoska
Ministër i Vetëqeverisjes Lokale – Goran Milevski
Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Jeton Shaqiri

Ndërkohë deputeti Arben Ziberi ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Për këtë arsye ai ishtë izoluar në një hapësirë të posaçme të Kuvendit nga ku ka votuar për Qeverinë e re.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë