Kukësi ka bërë detyrën ndaj Flamurtarit në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena” dhe tashmë shpreson që Tirana të ndalet në Durrës. Ka fituar 4-1, me 3 gola të shënuar nga sulmuesi kryesor, Vasil Shkurtaj, dhe një tjetër me autor Kristal Abazajn. Për vlonjatët realizoi Ardit Hoxhaj. Kuksianët nuk e kanë pasur aspak të vështirë dhe dominimi i tyre ka qenë absolut nga fillimi në fund.
Vllaznia i ka shpëtuar humbjes në “Loro Boriçi”, ku me vështirësi ka arritur të marrë një pikë ndaj një rivali direkt si Bylisi, pas barazimit 2-2. Ballshiotët kanë kaluar dy herë në avantazh, me Mëllugjën dhe Mozonen, por në të dy rastet Vllaznia ka barazuar, në fillim me Gurishtën e pastaj me Sidorenkon.
Një shans i humbur ky nga shkodranët për t’u shkëputur nga Bylisi, që pas këtij barazimi mbetet përpara një pikë. Trajneri Hysen Dedja, edhe pse ka zhvilluar dy ndeshje në Shkodër, nuk po arrin të shijojë fitoren e parë. Si në Kupë ndaj Teutës, ashtu edhe me Bylisin në kampionat, skuadra e tij ka barazuar me të njëjtin rezultat, 2-2.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje