Policia Rrugore ka vënë në pranga 11 shoferë nga të cilët 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Policia thotë se gjatë kontrolleve me radar, ka zbuluar drejtues mjetesh që lëviznin me shpejtësi nga 130km/h deri në 192 km/h në rrugën interurbane Levan-Vlorë.
Po ashtu, janë zbuluar dhe disa shoferë të dehur, që kryenin manovra të rrezikshme në rrugë duke mos qëndruar në radhë për shkak të fluksit të lartë të mjeteve në disa rrugë.
Ndërkohë mësohet se janë pezulluar edhe 39 leje drejtimi, nga të cilat 22 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 17 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Në të gjithë vendin janë gjobitur dhe 1762 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje