Bota

Shoigu inspekton pozicionet ruse, Izraeli ndihmon Kievin për dronët iranianë

Gazeta Si – Pas “këshillit të luftës” të mbajtur së bashku me Vladimir Putin, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu inspektoi “pozicionet sulmuese të njësive ruse në zonat e operacionit special, fortifikimet dhe linjat mbrojtëse” në Ukrainë.

Një video e tregoi atë duke fluturuar mbi rrjetin e përpunuar të llogoreve me një helikopter.

Një mision për të kontrolluar gjendjen e trupave, pajisjeve dhe logjistikës. Domethënë, aspekte që raportohen nga vëzhguesit si pika të dobëta për Ushtrinë.

Zgjatja në pozicionet “fikse”, është gjithashtu domethënëse, si për të nënvizuar aspektin mbrojtës.

Këto “turne”, për më tepër, gjithmonë mund të rezervojnë surpriza të pakëndshme, shumë oficerë të rangut të lartë e kanë paguar me jetën e tyre afërsinë me frontin.

Zbulimi i :Neë York Times” ishte intrigues, me një lajm që gjithashtu tingëllon si një sinjal për Rusinë.

Inteligjenca amerikane mëson për një vizitë të afërt të shefit të shtabit Valery Gerasimov në vijën e parë të frontit, por nuk i informon ukrainasit, sepse druhen se mund të përpiqen ta vrasin.

Gjithsesi Ukraina e zbulon dhe u përgatit të godasë, por amerikanët e paralajmëruan Kievin të mos e bënte, edhe pse ulmi kishte nisur.

Në fakt ata goditën një ndërtesë, ku ndodhen komandantë të shumtë, goditja shkaktoi vdekjen e disa prej tyre.

Megjithatë, Gerasimov nuk është në mesin e të rënëve. Në atë kohë, Shtetet e Bashkuara nxituan të shpjegonin se jepnin këshilla për objektiva shumë të vlefshëm, “koordinata” të mbledhura nga spiunazhi, por nuk donin që drejtuesit e lartë të bëheshin objektiva.

Ndërkohë Kievi pretendon se Irani ka furnizuar pushtuesit me shumë dronë, megjithëse në numër të reduktuar.

Bëhet fjalë për “Shahed”-in e famshëm të përdorur për të synuar infrastrukturën.

Një kërcënim kundër të cilit edhe Izraeli ka reaguar. Gazeta izraelite “Haaretz”, shkroi se Jeruzalemi po i përcjell Ukrainës informacione, sugjerime por edhe materiale në lidhje me sistemet e qitjes, duke përdorur kanalet e NATO-s.

Sipas gazetës, shteti hebre ka përdorur bazën e madhe të të dhënave për armatimet iraniane, megjithatë duke përdorur disa masa paraprake: dosjet e transmetuara janë modifikuar për të mbrojtur detajet konfidenciale që mund të rrezikojnë sigurinë kombëtare.

Mbështetja e rezistencës është një hap përpara, duke pasur parasysh refuzimet e përsëritura të Jeruzalemit për të transportuar pajisje luftarake.

Në këtë drejtim, Uashingtoni ka ushtruar presion të ri për izraelitët për t’i dorëzuar Ukrainës sisteme më pak komplekse kundërajrore se ato “Patriot”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë