Në një postim të tijin në Twitter, kryeministri Edi Rama pati një mesazh të drejtpërdrejtë për gjykatën Kushtetuese edhe pse shpesh herë është shprehur se kur flet gjykata të gjithë duhet të heshtin.
Duke folur për një padi që ka bërë Shoqata e Ndërtuesve në Kushtetuese për ndërtimet pa leje, Rama orientoi gjykatësit të marrin një vendim në disfavorin e tyre.
Shoqata e Ndërtuesve qenka ankuar në Gjykatën Kushtetuese pse po goditen rëndë pallatet me shkelje të lejeve të ndërtimit!Le të shkojnë edhe në Hagë ose në hënë po të duan,po pallatet me shkelje do prishen ose do konfiskohen për interes publik prandaj uroj që GJK të mos lajthisë!
— Edi Rama (@ediramaal) December 15, 2022
“Shoqata e Ndërtuesve qenka ankuar në Gjykatën Kushtetuese pse po goditen rëndë pallatet me shkelje të lejeve të ndërtimit! Le të shkojnë edhe në Hagë ose në hënë po të duan, po pallatet me shkelje do prishen ose do konfiskohen për interes publik prandaj uroj që GJK të mos lajthisë!”, shkruan Rama në Twitter.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje