Policia ka ndërmarrë një aksion gjatë mbrëmjes, ku ka shoqëruar një grua, e cila rezultonte e shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për terrorizëm.
Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Interpolin kanë bërë shoqërimin e 43-vjeçares Lubjana Gjeçaj, banuese në Unazën e Madhe në Tiranë.
Masa e arrestit i është komunikuar sot ndërsa pritet ekstradimi i saj drejt Italisë, ku është dënuar me 3 vjet burg.
Gjeçajt mësohet se ka qenë emigrante në Itali dhe ka dyshime se aty ka qenë pjesë e një grupi radikal. Është identifikuar nga policia italiane se ajo ka qenë pjesë e këtij grupi.
Gjykata e Hetimeve Paraprake Milano, Itali, e ka dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale ”Organizatë me qëllime Terroriste”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje