Politike

Shpalli të pavlefshme kutinë e burgut, por Kolegji vendos rivotim në gjithë Rrogozhinën, Berisha: S’ka logjikë njerëzore

Trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor vendosi të enjten që të shpallë të pavlefshme zgjedhjet në kutinë e votimit në burgun e Rrogozhinës dhe urdhëroi përsëritjen e zgjedhjeve për kryebashkiakun e ri.

Vendimi u mor pas padisë së koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, që kontestonte rezultatin përfundimtar të këtyre zgjedhjeve dhe vendimin e

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe kandidati i tyre për kryebashkiak, Shkëlqim Hoxha kontestuan një kuti votimi në Burgun e Rrogozhinës, e cila përmbysi rezultatin me 21 vota për kandidatin e Partisë Socialiste në pushtet.

Por Sali Berisha tha në një konferencë për shtyp se nuk mund të ketë përsëritje zgjedhjesh në gjithë bashkinë kur kishte pavlefshmëri në vetëm një kuti votimi dhe se, Kolegji Zgjedhor duhet të kishte shpallur automatikisht fitues kandidatin e opozitës.

“…Dje, në Kolegjin Elektoral u shqyrtua dosja e Rrogozhinës, në të cilën kutia e burgut të Rrogozhinës nuk plotësonte asnjë kusht ligjor të një qendre të votimit.

Pra, para çdo gjykatësi me minimumin e integritetit profesional, ajo shpallej e pavlefshme. Dhe tani gjykata, në një vendim të kontrolluar, shpalli të gjithë zonën të pavlefshme për një qendër votimi.

A ka logjik njerëzore të dënosh 10 mijë, 15 mijë, sa mund të jenë zgjedhësit e Rrogozhinës, për manipulimin? Në vend që gjykata të kërkonte dënimin si kriminel elektoral të Ulsi Manjës, Erion Veliajt dhe drejtorit të burgut të Rrogozhinës, që stisën qendrën e votimit në burg për të ndryshuar rezultatin…”, tha Berisha


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë