Ka ndodhur

Shpërndante heroinë, vihet në pranga 35-vjeçari në Fier

Nga Gazeta Si – Policia e Fierit ka arrestuar një 35-vjeçar, pasi ky i fundit është kapur në flagrancë duke shitur disa doza heroine.

Policia thotë se 35-vjeçarit Eriseld Ngresi iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në doza, një sasi metadoni i lëngshëm dhe disa medikamente mjekësore(diazepam), të cilat i shiste në vendin e quajtur “Azotiku”, dhe në lagjen “Kryengritja”, Fier.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë