Lajme

Shpërndante kokainë, arrestohet lushnjari

FNSH dhe policia e Lushnjës kanë ushtruar kontrolle në lokale, akse rrugore apo dhe ambiente të ndryshme në kuadër të  operacionit “Ndëshkimi i të fortëve”.

Policia e Lushnjës bën me dije se ka rënë në pranga Sebastian Haliti, 24 vjeç.

Mësohet se i riu është kapur në flagrancë me 15 doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Si rezultat i kontrolleve u procedua penalisht dhe pasagjeri që ishte në automjet me të, shtetasi L. A, 27 vjeç, banues në Lushnjë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë