Gazeta Si – Një grua e moshuar ka humbur jetën pas shpërthimit të një bombole gazi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit në Kuçovë.
Si pasojë e shpërthimit një pjesë e banesës është shembur duke i marrë jetën 84-vjeçares Alie Kosova. Ndërkohë, bashkëshorti i saj, 86-vjeçari Mustafa Kosova ka mbetur i plagosur dhe po merr ndihmën mjekësore.
Mësohet se pas shpërthimit menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe zjarrfikësit. Por nga rrënojat është nxjerrë vetëm 86-vjeçari. Bashkëshortja e tij kishte ndërruar jetë menjëherë si pasojë e dëmtimeve të marra.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje