Një banesë është djegur në Maliq të Korçës si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi, që ka vënë në rrezik të gjithë pallatin 5-katësh.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Në momentin e ngjarjes në pallat ka pasur banorë, të cilët janë larguar nga shtëpitë e tyre.
Zjarri ka rrezikuar edhe apartamentet ngjitur banesës. Nga raportimet e para nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Policia njofton se ka nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje