Ka ndodhur

Shpërthen bombula e gazit në një shtëpi në Librazhd, lëndohet 74-vjeçari

Gazeta Si – Një bombol gazi që përdorej për gatim shpërtheu mëngjesin e kësaj të marte në një shtëpi në Librazhd. Ngjarja ndodhi në lagjen numër 1, në banesën e një 74-vjeçari, i cili sipas policisë mbeti i dëmtuar lehtë.

Ddyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit bombola e vogël e gatimit shpërtheu në banesën ku jetonte i vetëm shtetasi S. Q., 74 vjeç.

Si pasojë, është dëmtuar lehtë, por jashtë rrezikut për jetën 74-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të shkakut të kësaj ngjarjeje”, tha policia në një informacion paraprak për mediat.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë