Futboll

Shpërthen çështja “Strakosha” te Lacio, portieri lë stërvitjen dhe gjobitet

Tomas Strakosha është një çështje te Lacio. Portieri kuqezi nuk është i dëmtuar, siç raportoi klubi para ndeshjes me Parmën. “Çittaceleste” ka zbuluar atë çfarë ka ndodhur para kësaj sfide: Strakosha ka braktisur stërvitjen sapo mësoi se nuk do të ishte titullar.

Përtej dëmtimit të lehtë që kishte pësuar në ndeshjen e parafundit, që e kishte lejuar të stërvitej më pas, portieri shqiptar nuk ishte pjesë e ekipit ndaj Parmës për arsye të sjelljes së tij. “Cittaceleste” bën me dije gjithashtu se Lacio do të përpiqet ta shesë që në janar për të sjellë të ardhura në arkën e klbit, pasi Kaisedo nuk është më në merkato.

Tomas Strakosha, portieri shqiptar i Lacios. Gazeta Si, 11 janar 2021

Falë edhe raportit shumë të mirë me Taren, Strakosha ishte i bindur plotësisht se do të kthehej titullar. Ai është ankuar shpesh për faktin që prej javësh luan Reina. Portieri shqiptar nuk dëshiron të rinovojë dhe sjellja e tij e fundit nuk është toleruar nga klubi. Strakosha është gjobitur për atë që ndodhi të shtunën, kur trajneri Inzagi ka dhënë udhëzimet e fundit. Kur mësoi se nuk do të luante, Tomasi hodhi dorezat në tokë dhe u largua.

Ai shkoi në shtëpi dhe klubi më pas doli me një njoftim zyrtar, ku bëhej me dije për një dëmtim muskulor të portierit. Një veprim për të shmangur shpërthimin e një tjetër çështjeje publike. Tani drejtuesit kanë nsiur punën për ta shitur portierin kuqezi dhe destinacioni më i mundshëm është Premier Liga. Është mundësia e fundit për të sjellë të ardhura në klub, pasi kontrata e tij skadon në 2022-shin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë