Bota

Shpërthen Covid në Korenë e Veriut, 6 të vdekur dhe 350.000 të infektuar

Gazeta Si – Koreja e Veriut ka njoftuar viktimën e parë me Covid-19. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “Kcna”, një nga gjashtë vdekjet e ditëve të fundit nga “ethet” është infektuar me variantin ‘Omicron’.

Media shtetërore raportoi gjithashtu 350,000 infeksione ditët e fundit, por Pheniani konfirmoi praninë e vetëm 18,000 rasteve të “etheve” në territor.

Të mërkurën, vendi zbuloi ngjitjen e tij të parë me variantin ‘Omicron’: për këtë arsye, presidenti Kim Jong-un urdhëroi një bllokim mbarëkombëtar.

Autoritetet e Koresë së Veriut shpallën të enjten një “emergjencë serioze kombëtare” dhe njoftuan nisjen e një “sistemi të jashtëzakonshëm të kontrollit të pandemisë”, që synon “eliminimin” e virusit.

Sipas portalit të lajmeve “NK Neës”, disa zona të kryeqytetit të Koresë së Veriut, kanë qenë nën izolim për të paktën dy ditë dhe ka pasur episode paniku në qytet, me blerje masive të ushqimeve dhe nevojave themelore.

Nga ana e tij, Kim Jong-un, premtoi të kapërcejë “krizën e papritur” dhe urdhëroi forcimin e mëtejshëm të mbikëqyrjes në zonat tokësore, detare dhe kufitare të vendit për të parandaluar “shkeljet e sigurisë” në aparatin e parandalimit të pandemisë.

Pas njoftimit të Koresë së Veriut për shpërthimin e parë, presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, ka ofruar të dërgojë vaksina kundër Covid-19 në Korenë e Veriut.

Zëdhënësi Kang In-sun siguroi se “diskutimet me palën koreano-veriore për detajet do të zhvillohen në këtë drejtim”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë