Diskutime se kur dhe si futbolli do të rifillojë janë ende në tavolinë. UEFA ka hedhur disa hipoteza deri tani, ndërsa qeveria italiane e ka shtyrë pezullimin deri më 13 prill. Disa klube ishin bërë gati për të rinisur stërvitjen, por tashmë e kanë të ndaluar kategorikisht.
Liga ka programuar një asamble të re për nesër, ndërsa sot do të ketë një mbledhje me përfaqësuesit e 20 klubeve. Në fakt, disa klube janë deklaruar hapur kundër rifillimit të kampionatit dhe përfundimin e tij deri më 30 qershor.

Mes këtyre klube është edhe Breshia e mesfushorit kuqezi Emanuele Ndoj. Presidenti i kësaj skuadre, Masimo Çelino, ka thënë prerë se është kundër çdo hipoteze për rinisjen e ndeshjeve. “Ky sezon nuk ka më sens, – ka deklaruar numri 1 i Breshias për “Gazzetta dello Sport”. – Kampionati është pezulluar dhe asnjë skuadër nuk do të kthehet më si më parë, stadiumet do të jenë me dyer të mbyllura, për më tepër që mbetet edhe rreziku i shëndetit të lojtarëve.
Për mua, të kthehemi të luajmë është një çmenduri. Nëse na detyrojnë, jam gati ta nis e nxjerr skuadrën në fushë dhe t’i humb ndeshjet 3-0 në tavolinë për respekt të qytetarëve të Breshias dhe të afërmve të tyre që nuk jetojnë më”, – tha presidenti Çelino.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje