Gazeta Si – Një shpërthim me lëndë eksplozive ka ndodhur në qytetin e Shkodrës gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të hëne.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal tek vendi i quajtur “Fermentimi” pranë zonës industriale të qytetit. Nga shpërthimi me tritol nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.



Ngjarja u konstatua mëngjesin e sotëm rreth orës 05:50, kur pronari i lokali, 65-vjeçari F.K., ka konstatuar të thyer xhamin e derës së një lokali.
Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dyshohet se para derës së këtij lokali është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse (amonit malor i prodhuar në mënyrë artizanale).
Në pamjet e siguruara (në foto), duken dy persona të cilët hedhin lëndën plasëse në hyrje të këtij biznesi, ku është thyer xhami i lokalit. Ndërsa do të jetë dëshmia e pronarit të lokalit që do të hedhë dritë mbi ngjarjen.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me prokurorinë, vijon punën në vendngjarje me qëllim zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje