Rend dhe Ligj

Shpërthim tritoli në oborrin e një banese në Laprakë

Një shpërthim tritoli ka ndodhur gjatë natës së kaluar në zonën e Laprakës, në Tiranë.

Mësohet se lënda plasëse, që dyshohet të ketë qenë prej 100 gram, ka shpërthyer në oborrin e banesës së 47-vjeçarit Gjergji Llazi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:05 të mëngjesit, ndërsa janë shënuar vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e shpërthimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë