Gazeta Si – Shpërthime në dy aeroporte ruse janë raportuar këtë të hënë. Tre të vdekur dhe gjashtë të plagosur janë bilanci i një shpërthimi që ndodhi në aeroportin ushtarak rus të Ryazanit, 200 kilometra në juglindje të Moskës.
Kështu raportojnë agjencitë ruse të lajmeve “RIA Novosti” dhe “Tass”, duke thënë se shpërthimi është shkaktuar nga një cisternë e ngarkuar me benzinë.
Aeroporti Ushtarak Ryazan strehon qendrën e trajnimit për aviacionin me rreze të gjatë dhe avionët cisternë.



Ndërkohë, një shpërthim i dytë ka ndodhur edhe në aeroportin Engels, pranë “Saratovit”, ku sipas burimeve ruse, forcat e armatosura ukrainase kanë dëmtuar dy bombardues strategjikë Tu-95, duke përdorur një dron.
“Saratov” është pika fillestare e bombarduesve strategjikë të përdorur për sulmet në Ukrainë.
Burime jozyrtare ukrainase, flasin për një sulm me dron nga Kievi, ndërsa sajti “Ukrainska Pravda” ia atribuon shpërthimin një kamioni me karburant.
Qeveria ukrainase nuk e ka konfirmuar sulmin, siç ka ndodhur tashmë në raste të tjera të shpërthimeve misterioze në territorin rus.
Engels-2 dhe Ryazan janë midis 300 dhe 450 milje nga kufiri ukrainas, përtej rrezes së raketave të Kievit, që do të thotë se sulmi ka të ngjarë të ishte kryer nga një dron.
Shumë dëshmitarë pranë bazës së Engelsit, raportuan se panë një shpërthim dhe më pas një dritë.
Guvernatori i rajonit, Roman Busarghin shkroi në Telegram: “Të dashur qytetarë, rrjetet sociale dhe mediat po përhapin informacione për një zhurmë të fortë dhe vetëtima që kanë ndodhur në ‘Engels’ në mëngjes. Informacioni për incidentet në bazat ushtarake, kontrollohet nga agjencitë e zbatimit të ligjit”.
Guvernatori i qarkut, theksoi se në lagjet e banuara të qytetit nuk është regjistruar asnjë incident emergjent, ndaj nuk ka arsye për shqetësim.
Disa orë para shpërthimeve, firma ukrainase e armëve “Ukrobonoprom”, tha se kishte testuar me sukses një dron vetëvrasës me një kokë shpërthyese që do të ishte në gjendje të godiste të dy vendet.
Shpërthimi vjen gjithashtu pasi imazhet satelitore të publikuara javën e kaluar, tregonin bombarduesit në bazën ajrore Engels, duke u përgatitur për një sulm në Ukrainë.
Imazhet treguan një përzierje avionësh të furnizuar me karburant Tu-95 dhe Tu-160 të armatosur me raketa lundrimi, pasi analistët paralajmëruan për një sulm të mundshëm “në shkallë të gjerë” në Ukrainë dhe rrjetet e saj energjetike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje