Bota

Shpërthime në bazën ushtarake ruse në Krime, Ukraina: Fillimi i çmilitarizimit

Gazeta Si – Një bazë ushtarake në Krimenë e pushtuar nga Rusia është goditur nga një seri shpërthimesh, duke lënë të lënduar të paktën dy persona.

Zyrtarët rusë thanë se një zjarr shkaktoi shpërthimet në një depo armësh në zonën Dzhankoi në Krimenë veriore.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se një zjarr shpërtheu në një “vend për ruajtjen e përkohshme të municioneve të një prej njësive ushtarake”.

Çfarë i shkaktoi shpërthimet është e paqartë, por javën e kaluar avionët luftarakë rusë u shkatërruan në një sulm të dukshëm ukrainas në bregun e Krimesë.

Shpërthimi i depos vjen një javë pas një serie sulmesh në një bazë ajrore në gadishullin ukrainas që u aneksua nga Rusia në vitin 2014.

Megjithatë, për Kievin, shpërthimet e sotme pranë qytetit të Dzhankoi, në Krimenë e pushtuar nga Rusia, “përfaqësojnë fillimin e çmilitarizimit të gadishullit”, shkroi në Tëitter këshilltari i kreut të zyrës së Presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podolyak, ispas agjencisë “Ukrinform”.

Nga ana e tij, kreu i Mejlisit të popullit Tatar të Krimesë, Refat Çubarov, tha se një depo municionesh ruse në bazën Dzhankoi është goditur.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë