Bota

Shpërthime të fuqishme në qendër të Kievit, Rusia ‘hakmerret’ për urën në Krime

Gazeta Si – Të paktën dy shpërthime u dëgjuan në qendër të Kievit pak pas orës 08:00 me orën lokale këtë të hënë.

Kjo është hera e parë që Kievi goditet për shumë muaj dhe shpërthimet gjithashtu duken të jenë shumë më qendrore se sulmet e mëparshme në luftë.

Shërbimet e emergjencës ukrainase raportojnë për viktima dhe të plagosur nga shpërthimi por ende nuk janë të qarta detajet.

Shërbimet e urgjencës ukrainase kanë raportuar se një numër njerëzish janë vrarë dhe një pjesë tjetër janë plagosur nga sulmet në Kiev këtë mëngjes. Akoma nuk dihet saktësisht sa persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimeve.

Ky është sulmi i parë me raketa në kryeqytetin ukrainas pas disa muajsh, i cili vjen 2 ditë pasi ura e vetme që lidh Rusinë me Krimenë e pushtuar, u dëmtua nga një shpërthim.

Ditën e djeshme, Presidenti i Rusisë Vladimir Putin akuzoi shërbimet e inteligjencës ukrainase për atë që ai e quajti një akt terrorizmi.

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës ka thënë se “guximi i vendit të tij nuk do të shkatërrohet kurrë nga raketat e terroristëve, edhe kur ato godasin zemrën e kryeqytetit”.

Ka raportime për sulme gjatë natës edhe në Dnipro dhe Zaporizhzhia. Gjithashtu, kryebashkiaku i kryeqytetit të Ukrainës, Vitali Klitschko, thotë se ka pasur disa shpërthime në lagjen qendrore Shevchenkivskyi.

“Një ndërtesë banimi shumëkatëshe u shkatërrua përsëri. Ka viktima,”postoi guvernatori rajonal i Zaporizhzhia, Oleksandr Starukh në Telegram.

Moska nuk ka komentuar ende mbi shpërthimet e raportuara në mbarë Ukrainën këtë mëngjes.

Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar Ukrainën për sulmin e kësaj ure dhe e ka quajtur një “akt terrorizmi”.

Putin tha dje se forcat e inteligjencës së Ukrainës kishin synuar të shkatërronin një pjesë kritike të infrastrukturës civile të Rusisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë