Politike

“Shpopullimi i vendit, problem serioz”, Meta kërkon angazhim konkret për të rinjtë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, zhvilloi një takim me Robert Benjamin, Drejtorin e Institutit Demokratik Amerikan për Europën Qendrore dhe Lindore (NDI).

“Vlerësova punën dhe angazhimin serioz të Institutit ndër vite në ndihmë të Kuvendit shqiptar dhe partive politike, duke synuar rritjen e llogaridhënies qeverisëse përmes aktivizmit politik dhe qytetar.

E sigurova z. Benjamin se të gjithë aktorët politikë janë mbështetës dhe solidarë për strehimin e sigurt të përkohshëm në Shqipëri të qytetarëve afganë, të cilët kanë nevojë për ndihmë.

Theksova se shpopullimi i vendit përbën një problem serioz dhe se të rinjtë shqiptarë kanë nevojë për më shumë oportunitete, që u ofrojnë atyre një të ardhme më të mirë dhe me dinjitet në Shqipëri”, komentoi Meta pas takimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë