Politike

“Shpresë, ndryshim, fitore”, slogani i kandidatëve të Berishës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar sloganin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, që do të garojë në zgjedhjet e pjesshme vendore, në gjashtë bashki.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha njoftoi se slogani është “Shpresë, ndryshim, fitore!”.

Krahas sloganit ai ka bashkëngjitur edhe një foto ku bollshëm ai duket në sfond.   

Slogani i publikuar nga Sali Berisha

Një ditë më parë edhe kandidatët e Lulzim Bashës publikuan një e nga një sloganin që do të përdorin në zgjedhje.

“Në shërbim të qytetarëve” ishte motoja e tyre vendosur krah emrit që do të garonte.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë