Bota

Shqetësime mbi fruthin, SHBA pezullon evakuimin e afganëve

Shtëpia e Bardhë ka pezulluar përkohësisht të gjitha fluturimet më shtetas afganë, në drejtim të Shteteve të Bashkuara, pas zbulimit të rasteve me sëmundjen ngjitëse të fruthit, në mesin e disa refugjatëve, të cilët kanë mbërritën në vend kohët e fundit.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki njoftoi të premten se pauza u rekomandua nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve për të mënjanuar çdo rrezik të mundshëm”.

Ajo tha se katër afganë të cilët ishin diagnostikuar me fruth në Shtetet e Bashkuara janë futur në karantinë në përputhje me udhëzimet e institucioneve të shëndetit publik.

Pezullimi prek edhe fluturimet nga bazat amerikane në Gjermani dhe Katar.

Më herët të premten, Shtëpia e Bardhë tha se 32 shtetas të tjerë amerikanë si dhe banorë të përhershëm kanë lënë Afganistanin me ndihmën e Shteteve të Bashkuara.

Ky është fluturimi i dytë me të evakuuar që lejohet nga talebanët që kur trupat amerikane u larguan përfundimisht nga Afganistani.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë