Politike

Shqipëria 900 mijë të vaksinuar kundër Covid-19

Kryeministri Edi Rama ka bërë një bilanc të numrit të vaksinimeve anti-covid deri më tani në vendin tonë.

Përmes një postimi në Facebook Rama thekson se numri i të vaksinuarve ka arritur në 900.000 vaksinime.
Kujtojmë se fushata e vaksinimit nisi që në muajin janar, ndërsa vaksinat që po aplikohen në vendin tonë janë Pfizer, AstraZeneca, si dhe Sinovac dhe Sputnik V.

BE ka hequr kufizimet e udhëtimeve me disa vende të Europës, ku mes tyre përfshihej edhe Shqipëria, si vend jo i rrezikuar nga COVID-19.

Kujtojmë se fushata e vaksinimit “Shqipëria Buzëqesh” nisi më 11 janar 2021 me qendrën e parë të vaksinimit në stadiumin “Air Albania” .Dy qendrat e tjera të vaksinimit anti-covid u hapën më pas në Vlorë dhe Shkodër e më pas u shtrinë në mënyrë kapilare në të gjithë vendin.

Sipas planit kombëtar të vaksinimit, të parët që kanë nisur vaksinimin janë ekipet mjekësore dhe të moshuarit në institucionet e kujdesit afatgjatë, ndërsa do të vijohet me grupet e tjera të riskut, sipas fazave të planit të vaksinimit. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë