Politike

‘Shqipëria, e sigurtë’ Rama: Isha në Paris, aty ke frikë të dalësh natën se të grabisin çantën

Kryeministri Edi Rama tha gjatë takimit të zhvilluar në Pogradec se siguria në Shqipëri është në ditën e saj më të mire.

Rama tha se ndryshe nga Parisi “ku ke frikë të dalësh natën”, turistët thonë për Shqipërinë se është një prej vendeve më të sigurta.

“Nuk ka më vjedhje si dikur, që pulën zgjoheshe në magjes, e gjeje në gojë të hajdutit, krimi ordiner, por edhe ai i organizuar. Unë isha në Paris, Parisi nuk ishte si dikur më parë, ke frikë të dalësh natën se të vjen dikush natën të rrëmben çantën, të merr dorën…Në Shqipëri të huajt thonë ‘dola mbrëmë natën’ dhe ‘“ishte kënaqësi dhe nuk ndjeje asnjë lloj rreziku”, tha ndër të tjera Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë