Sport

Shqipëria fiton medalje ari në gjimnastikë, Matvei Petrov i pari në Kupën e Botës

Arritje e jashtëzakonshme për gjimnastikën shqiptare. Metvei Petrov ka zënë vendin e parë në Kupën e Botës që po zhvillohet në Osijek të Kroacisë, duke i dhuruar vendit tonë një medalje të artë historike.

Renditja përfundimtare, ku Petrov ka zënë vendin e parë. Gazeta Si, 12 qershor 2021

“Gjimnasti ynë Matvei Petrov rrëmben medalje ari në Kupën e Botës në Gjimnastikë Artistike, në Osijek të Kroacisë. Ky është një emocion i papërshkrueshëm, që na mban gjallë shpresën për medaljen e parë në histori të Shqipërisë në Lojërat Olimpike Tokyo 2020. Urimee Matvei dhe trajneri Alon Hasa!” – shkruhet në faqen zyrtare të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Rezultati i gjimnastit rus që prej kohësh ka vendosur të përfaqësojë Shqipërinë është vërtet shpresëdhënës për medalje edhe në Olimpiadën e Tokios, ku Shqipëria pret rezultate të mira edhe nga sportistë të tjerë, si atletët Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj, si dhe nga peshëngritësi Briken Calja.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë