Gazeta Si – Shqipëria heq vizat për turistët rusë, duke filluar nga data 1 maj dhe deri më 30 shtator. Ata mund të futen në vendin tonë për motive turistike vetëm me pasaportë. Vendimi është marrë sot nga Këshilli i Ministrave.
Përveç turistëve rusë, në Shqipëri mund të hyjnë vetëm me pasaportë, pra pa pasur nevojën për vizë, edhe turistët egjiptianë, për të njëjtën periudhë të kufizuar, nga data 1 maj deri më 30 shtator.
Me VKM-në e fundit, qeveria ka hequr vizat edhe për turistë të vendeve të tjera, siç janë Arabia Saudite, Bahreini, India, Katari, Omani dhe Tailanda. Por, për këta turistë periudha e hyrjes pa vizë në vendin tonë është 20 prill-31 dhjetor.
“I huaji pajiset me dokumentin biometrik, leje qëndrimi për të huaj, sipas përcaktimeve të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, dhe paraqitet personalisht për aplikimin dhe tërheqjen e dokumentit biometrik. Përjashtimisht, lejet e qëndrimit të tipit “A”, leja provizore, leja e qëndrimit dhe leja unike që me marrëveshje ndërqeveritare është përcaktuar ndryshe, nuk janë biometrike.”.
Formati i lejes provizore të qëndrimit, si dhe formati i lejes për motive humanitare të tipit “A”, sipas parashikimeve të nenit 37, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, lëshohen vetëm në formë elektronike, duke iu përmbajtur kushteve të sigurisë. Formati i këtyre lejeve është përcaktuar në aneksin nr.7, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Për të huajt, që me marrëveshje qeveritare është parashikuar një format standard i lejes provizore të qëndrimit dhe i lejes për motive humanitare, zbatohet ky format”, – shkruhet në vendim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje