Politike

Shqipëria i dhuron 1 mln euro Ukrainës

Shqipëria do të ofrojë 1 milionë euro si ndihmë financiare për Ukrainën. Shifra është bërë publike nga Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën e Donatorëve që po mbahet këtë të enjte në Varshavë.

“Në këtë konferencë ne do të kontribuojmë me 1 mln euro. E di që nuk do të ndryshoje në përfundimin e luftës, pra mënyrën si po zhvillohet lufta, por ne jemi të nderuar që jemi këtu. Jam falenderues për kryeministrin polak që është pjesë e kësaj konference, për të bërë më të mirën për ukrainasit dhe të shohim sa më shpejt paqen”, tha Rama.

Konferencës iu drejtua me një fjalim edhe Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski. Ai kërkoi mbështetje financiare, ushtarake dhe anëtarësim të vendit në Bashkimin Europian.

“Kemi nevojë për mbështetje financiare. Kemi nevojë edhe për armatime, por më pas edhe një mbështetje në aspektin humanitar. Do të jetë një lloj plani marshall, një plan historik. Ne kërkojmë të përshpejtohen procedurat që Ukraina të bëhet anëtare e BE. Një unifikim do jetë një përgjigje edhe më e ashpër ndaj Rusisë”, deklaroi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë