Sport

Shqipëria ka një kampion bote në mundje, Abakarov fiton medalje ari në Serbi

Gazeta Si – Shqipëria ka për herë të parë në histori një kampion bote në mundje. Ai është Zelimkhan Abakaraov, i cili ka ngritur sot lart flamurin shqiptar në Beograd, ku është zhvilluar Botërori i mundjes.

Abakarov, një mundës nga Çeçenia, por me pasaportë shqiptare, mundi në finalen e peshës deri në 57 kilogramë amerikanin Tomas Gilman, duke u shpallur kampion bote.

Nga ndeshja e Abakarov ndaj Gilman. Gazeta Si, 17 shtator 2022

Një arritje e madhe kjo për mundjen shqiptare. Në gjysmëfinale Abakarov mundi serbin Miçiç, që ishte favorit absolut për medaljen e artë.

Fitoren e madhe të Abakarov e ka përshëndetur menjëherë në faqen e tij në Facebook edhe kryeministri Edi Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë