Politike

Shqipëria ka përparuar vetëm në një aspekt në reformat e kërkuara për integrimin në BE

Gazeta Si – Shqipëria ka përgatitjen më të ulët pas Bosnjës dhe Kosovës në lidhje me reformat që duhen kryer për integrimin në Europë.

Kjo sipas krahasimit të bërë nga Gjykata Europiane e Llogarive mbi Fondet e BE-së, në rreth 35 çështje kryesore.

Gjykata Europiane e Llogarive ka vlerësuar me një rreth blu reformat që kanë përparuar, ndërsa me nuancat e ngjyrës së gjelbër janë shënuar reformat që kanë nisur dhe kanë përparuar pak.

Siç shihet në tabelë Shqipëria në të gjitha çështjet ka vetëm një vlerësim “Blu” në sigurinë dhe mbrojtjen.

Nga 31 çështjet e analizuara, Maqedonia e Veriut për pesë fusha u vlerësua me rrethin “Blu” me progres nga Gjykata Europiane e Llogarive.

Për sa i përket plotësimit të kushteve, Turqia ka përmbushur 10 prej 31 kritereve, ndërsa për tre kritere, përfshirë logjistikën me BE-në, ecuria e shkencës dhe legjislacioni i kompanive mori vlerësim shumë të lartë të ecurisë.

Gjykata Europiane e Llogarive në raportet e fundit për përdorimin e fondeve të BE në vendet kandidate ka vërejtur se, nuk kishte efikasitet për ndihmat financuar që synon reformën në drejtësi dhe shtetin ligjore dhe fondet IPA për mbështetjen e bujqësisë.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në të njëjtin stad të integrimit në BE, por kur krahasohet ecuria në reforma shihet se vendi ynë është pas Maqedonisë së Veriu sipas tabelës krahasuese.

Shqipëria është vend kandidat për hyrje në BE që nga viti 2014. Në vitin 2018, KE lëshoi një rekomandim të pakushtëzuar për të hapur negociatat e pranimit. Pas dy vitesh, në mars 2020, Këshilli Europian miratoi vendimin për hapjen me Shqipërinë të negociatave të pranimit.

Në maj të vitit 2021, KE informoi Këshillin Europian që Shqipëria i kishte plotësuar të gjitha kushtet para mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare të BE për hapjen e negociatave.

Shqipëria është i vetmi vend në rajon, thekson raporti, që ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me të gjitha agjencitë e drejtësisë dhe çështjeve të brendshme të BE.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë