Sport

Shqipëria siguron medalje nga mundja, Abakarov në finale të Botërorit në Beograd

Gazeta Si – Kryeministri Edi Rama duhet të bëhet gati për një tjetër ceremoni speciale, për një tjetër medalje nderi dhe tjetër shpërblim për sportistët tanë. Shqipëria ka siguruar medaljen e argjendit në Botërorin e mundjes, që po zhvillohet në Beograd.

Sportisti në fakt është çeçen, por që garon për Shqipërinë. Zelimkhan Abakarov ka mundur sot në gjysmëfinale serbin Stevan Miçiç, i cili është edhe medalist olimpik.

Zelimkhan Abakarov, mundësi kuqezi. Gazeta Si, 16 shtator 2022

Me kalimin në finale për peshat deri në 57 kilogramë, Abakarov ka siguruar medaljen e argjendtë. Të shtunën ai do të diskutojë medaljen e arit dhe titullin kampion bote me amerikanin Tomas Gilman. Medalja e artë është shumë pranë.

Shqipëria përfaqësohet në Botërorin e Serbisë me dy sportistë. Përveç Zelimkhan Abakarov, merr pjesë edhe Islam Dudaev, edhe ai çeçen i natyralizuar si shqiptar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë