Politike

Shqipëria synon përthithjen ‘e trurit’ të huaj me ofrimin e shtetësisë

Shqipëria lehtëson dhe përshpejton procedurat me anë të të cilave pajisen me shtetësi shqiptare shtetas të huaj, që spikasin në shkencë, arsim dhe sport.

Vendimi i ri është miratuar këtë të mërkurë në mbledhjen e Qeverisë dhe sipas ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi vjen edhe si detyrim i ligjit të ri për të huajt dhe shtetësinë.

“Është një vendim në kuadër edhe të ligjit të ri, që e hap këtë të drejtë dhe përcakton të gjitha procedurat e afateve të institucioneve që janë të përfshira në këtë proces”, tha Cuçi.

Çuçi tha se vendimi i qeverisë synon që të përthithë trurin.

“Përveç se i trajtojmë në mënyrë të veçantë personalitetet e arsimit dhe shkencës, apo sportit e përdorim këtë edhe si instrument për përthithjen e talenteve të reja, që përmes shtetësisë shqiptare të përfaqësojnë shtetin shqiptar në kompeticionet ndërkombëtare”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë