Shqipëria është listuar si vendi më pro-amerikan ndër anëtarët e NATO-s, me 82% aprovime pozitive ndaj SHBA-së dhe vetëm 12% qasje negative.
Nga viti 2020, mendimi pozitiv i shqiptarëve për SHBA-në, është rritur me 26%. Ndjekur nga Portugalia, ku 64% kanë aprovim pozitiv ndaj Amerikës.

Në vendin e fundit, me nivelin më të ulët të mendimit të mirë për SHBA-në është Lituania, me 22%.
Ndërkohë nivelin më të lartë të mendimeve negative ndaj shtetit amerikan e ka Gjermania dhe Italia me 55%.
Sipas raportit, tërheqja e trupave amerikanë nga Afganistani në gusht të vitit 2021, dëmtoi besueshmërinë e vendeve të tjera ndaj Presidentit Joe Biden në një nivel global dhe më siguri ka dëmtuar bashkëpunimet e tij të ardhshme me këto shtete, sipas Gallup.
Gjithsesi, qartazi SHBA ka tani më shumë se kurrë mbështetjen e aleatëve të huaj, në mes të një krize gjeopolitike. Është vlerësimi më i mirë që SHBA ka marrë ndonjëherë nga vendet e NATOS-s.
Vitet e fundit, bashkëpunimet midis shtetit amerikan dhe vendit tonë janë bërë më intensive, përfshirë rritjen e investimeve në Shqipëri dhe integrimin të mëtejshëm të saj. Së fundmi, SHBA zgjodhi Shqipërinë si bashkëhartuese e rezolutës që dënonte sulmin rus ndaj Ukrainës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje