Fituesit e mëdhenj të zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoninë e Veriut duket se do të jenë shqiptarët.
Pas numërimit të rreth 95 përqind të fletëve të votimit partitë shqiptare në tërësi kanë siguruar 29 mandate dhe mund të marrin të 30-in.
Ky do të jetë numri më i madh i deputetëve shqiptarë që kanë hyrë ndonjëherë në Parlamentin 120 vendësh të Maqedonisë së Veriut.
Nga partitë shqiptare Bashkimi Demokratik i Ali Ahmetit, që në këto zgjedhje hyri me kartën e një Kryeministri shqiptar projektohet me 16 deputetë, ndjekur nga koalicioni i Aleancës së Shqiptarëve dhe Alternativa me 12, ndërsa Partia Demokratike Shqiptare zhgënjeu dhe pritet që të marrë vetëm një mandat.
Ndërkohë, LSDM dhe koalicioni i udhëhequr prej saj ka një avantazh të lehtë prej rreth 1.5 përqind ndaj koalicionit të VMRO-DPMNE. Ky avantazh, kur janë numëruar rreth 95 përqind e fletëve të votimit i jep 46 mandate, dy më shumë se VMRO-DPMNE.
Në të gjitha rastet, pavarësisht se cila prej partive maqedonase renditet e para, do të ketë nevojë për shqiptarët për të ngritur një qeveri të qëndrueshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje