Gazeta Si – Shtëpia e Bardhë njoftoi se Rusia po përgatitet që të aneksojë më shumë territor ukrainas dhe po instalon liderë “të paligjshëm” në zonat që ka nën kontroll.
John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, tha gjatë një adresimi nga Shtëpia e Bardhë se Rusia po planifikon që të organizojë “referendume të rreme” në zonat që ka pushtuar më së afërmi në shtator. Ai, po ashtu, tha se Moska po përgatitet që rubla ruse të përdoret si monedhë dhe t’i detyrojë banorët që të aplikojnë për shtetësi.
Rusia gjithashtu po tenton që të marrë kontrollin e kullave transmetuese, tha Kirby, duke shtuar se këto janë vlerësimet e inteligjencës amerikane.
“Rusia ka nisur që të nxjerrë versionin e saj, të atij që e quan libër të aneksimit, shumë të ngjashëm me atë që pamë më 2014”, kur pushtoi dhe më pas aneksoi Krimenë, tha Kirby.
“Rusia veçse ka nisur që të instalojë zyrtarë të paligjshëm në zonat në Ukrainë që i ka nën kontroll”, shtoi ai.
Zonat që janë në shënjestër të aneksimit përfshijnë Hersonin, Zaporizhjan dhe të gjithë Donjeckun dhe Luhanskun.
“Aneksimi me forcë do të ishte një shkelje e rëndë e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe ne nuk do të lejojmë që një gjë e tillë të mbetet e pandëshkuar”, tha Kirby.
Një raport i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, i publikuar javën e kaluar, tha se Rusia po i detyron qytetarët ukrainas që të pranojnë pasaporta ruse.
Shtëpia e Bardhë tha se po theksonte përpjekjet për t’i dërguar një sinjal presidentit rus Vladimir Putin se SHBA është në dijeni të planeve të saj.
Kirby tha se nëse Rusia vazhdon, ajo do të bëhej “edhe më e keqe globale se sa është tani”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje