Gazeta Si – Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret që thjeshton procesin e marrjes së shtetësisë ruse për ata që banojnë në rajonet ukrainase Kherson dhe Zaporozhzhia, të pushtuara nga trupat e Moskës.
Kherson ishte qyteti i parë i madh ukrainas që u pushtua plotësisht, ndërsa Zaporizhia është ende nën kontrollin e Ukrainës, por tani ndodhet e rrethuar.
Ndërkohë, rajoni i Donbasit, me qytetet e Donjeckut dhe Luhanskut, është thuajse në dua të makinerisë ushtarake ruse prej kohësh.
Jë nga qytetet që Moska nuk e ka ende nën kontroll, është Mariupoli, përmes të cilit “Cari” kërkon të lidhet në rrugë tokësore me gadishullin e Krimesë.
Ndërsa lufta ka hyrë në muajin e saj të katërt (pushtimi nisi në 24 shkurt), vendet në kufi me Ukrainën kanë nisur të shqetësohen.
“Nëse Ukraina do të binte, radhën do ta kishte Sllovakia”, – tha kryeministri sllovak, Eduard Heger gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
“Ne kemi hequr dorë nga vlerat tona për një kohë të gjatë në këmbim të gazit dhe naftës së lirë: kompromisi me Putinin shkaktoi luftën në Ukrainë, një luftë agresioni në të cilën njerëzit vdesin”, – tha ai.
Ndërkohë, rusët “janë bërë të kujdesshëm, por grupimi i tyre detar sot fatkeqësisht ka kontrollin e plotë të Detit Azov, kjo është e qartë, së bashku me ngushticën e Kerçit dhe tani ata po bllokojnë portet tona në Detin e Zi”, – vëren shërbimi për shtyp i Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës në një postim në Telegram.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje