U deshën disa administrata për të rikuperuar vendin e SHBA-së në politikën e jashtme. Në vetëm 60 ditë si President Joe Biden, ai iu bashkua Organizatës Botërore të Shëndetit, marrëveshjes së Parisit mbi çështjet klimatike, hoqi disa nga kufizimet që ndalonin myslimanët nga disa vende të udhëtonin, shtoi fondet e programit të shëndetit për gra dhe vajza dhe nënshkroi një traktat për bombat bërthamore me Rusinë.
Pas kaq kohësh me sa duket, Fuqitë e Mëdha po e shohin Amerikën si Amerika e vërtetë. Gjatë periudhës kritike midis SHBA-së dhe OKB-së , “SHBA-ja hyri në borxh me të” dhe i detyrohet më shumë se 1 miliardë dollarë.
Një gjë e tillë është përjetuar më parë. Në vitin 1999, SHBA-së po i kërcënohej pozicioni në OKB, pasi nuk po paguante kur Kosova dhe vendet e Afrikës ishin në kushte kritike. Vetë shteti amerikan ishte në gjendje të mirë kredibiliteti dhe mungesa e financave nga ana e saj ishte e pajustifikueshme. Më pas Amerika e Veriut u detyrua t’i paguante pjesës tjetër të botës atë çfarë i detyrohej.
Në vitin 2009, ndonëse pas një recesioni ekonomik, administrata me në krye Obamën arriti të paguante “detyrimet e prapambetura” të SHBA-së.
Momentalisht, bota po përballet me sfida të mëdha dhe të vështira. Pandemia ka vrarë mbi 2.5 milionë njerëz, PBB-ja botërore ra me 3.5% duke na zhytur në një recesion të thellë dhe parashikohet që rreth 100 milionë individë do të mbeten pa të ardhura të mjaftueshme duke rritur edhe nivelin e varfërisë.
Në kontrast, Kina e përdori pandeminë dhe rritjen ekonomike gjatë saj për të përmirësuar imazhin politik ndërkombëtar. Kur Donald Trump u “ftoh” me OKB-në, Kina iu afrua më shumë duke poseduar 4 nga 15 agjencitë e vetë Organizatës. Kina u bë një ndër 10 vendet që po kontribuonin në paqen në botë dhe shteti i dytë me më shumë detyrime të paguara pas SHBA-së.
Vendet si India, Pakistani dhe Etiopia, që kanë trupën më të madhe mbrojtëse për shtetin amerikan në fakt po mbajnë mbi kurriz edhe borxhet e tij me pagesat e pakta.
Kur SHBA-ja pagoi detyrimet në 1999-ën dhe 2009-ën veproi zgjuar, e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe tani. Vetë Kongresi duhet të heqë arbitraritetet e brendshme që rëndojnë imazhin e SHBA-së jashtë kufinjve.
Burimi: The Foreign Policy
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje