Bota

Shtohen rastet e Covid-19 edhe tek kafshët, Polonia identifikon rastet

Polonia gjen tetë raste të Covid-19 tek qelbësat e fermave.

Reuters raporton se shkencëtarët polakë kanë identifikuar tetë raste të COVID-19 mes qelbësave në një fermë në veri të vendit. Të dhënat janë bërë publike nga Universiteti Mjekësor Gdansk i Polonisë.

Asnjë rast i koronavirusit mes vizonëve nuk është zbuluar më parë në Poloni. Kryeinspektorati Veterinar nuk ka dhënë komente deri më tash për rastet e konstatuara.

Raste të ngjashme ka pasur edhe në Danimarkë dhe Spanjë, duke e kthyer deri diku në shqetësuese këtë fenomen përhapës tashmë edhe tek qelbësat


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë