Futboll

Shtyhen Juve-Lion dhe Siti-Real, Liga e Europës do të luhet në mbrëmje

Mbrëmjen e sotme do të luhen ndeshjet e Ligës së Europës. Nuk ka shtyrje, përveç Inter-Getafe dhe Sevilja-Roma, të shtyra më parë. Javën e ardhshme do të zbresin në fushë vetëm Bajerni dhe Çelsi në Champions League, pasi Juventus-Lion dhe Mançester Siti-Real Madrid janë shtyrë.

Në Nion janë zhvilluar sot dy mbledhje, njëra e brendshme dhe tjetra mes UEFA-s dhe ligave më të forta në Europë. Në fund ka pasur një komunikatë zyrtare, që konfirmon situatën e vështirë në gjithë Europën dhe vullnetin për të zgjidhur gjithçka në mënyrë kolektive. Janë shumë interesa në lojë, por edhe shumë divergjenca.

UEFA i ka ftuar përfaqësuesit e 55 federatave, drejtuesit e ECA-s dhe përfaqësuesit e FifPro në një videokonferencë me 17 mars, ku do të diskutohet për Kupat e Europës. Ndeshjen e mbrëmjes së sotme në Ligën e Europës do të luhen. Katër ndeshje do të luhen me dyer të mbyllura. Në Championsin e parashikuar për më 17-18 mars, do të luhet vetëm Bajern-Çelsi. Më 17 mars në fakt është “ndeshja” e madhe, sepse UEFA do të vendosë në lidhje me vazhdimin e kompeticioneve evropiane dhe datat e Euro 2020.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë