Lajme

Shtyhet deri më 21 shkurt afati për SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjatur deri më 21 shkurt afatin e dorëzimit të aplikimeve për ngritjen e Strukturës së Posaçme për hetimin e Antikorrupsionit, e njohur si SPAK.
Kjo zgjatje afati vjen një ditë para se të përfundonte koha për aplikim, e cila ishte caktuar fillimisht datën e nesërme. Nga ana tjetër, KLP iu ka bërë thirrje prokurorëve të aplikojnë për SPAK në këto dy javë.
Edhe pse, siç thuhet, shumë prokurorë po stepen të garojnë për këtë strukturë të re, sepse familjarët e tyre nuk pranojnë të firmosin deklaratën ku jepet pëlqimi që ata të përgjohen, të vëzhgohen dhe t’u kontrollohet çdo lëvizje, ndërkombëtarët kanë bërë apel që prokurorët të marrin guximin e të aplikojnë.
Ndërkohë, anëtarët e KLP-së, Alfred Balla, Kostaq Beluri dhe Antoneta Sevdari kanë propozuar rritjen e pagave për prokurorët e SPAK-ut, edhe më shumë sesa është në ligj, si një mënyrë motivimi për ta. Propozuesit kërkojnë që të rishikohet dhe të ripropozohet ligji për pagën e prokurorëve specialë, që do të hetojnë zyrtarët më të lartë të vendit për çështje korrupsioni.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë