Java e 20-të e Superiores nuk do të luhet të mërkurën, siç ishte parashikuar në kalendar, por në një datë tjetër ende të pacaktuar. Deri të shtunën e ardhshme nuk do të ketë asnjë ndeshje zyrtare. Ky është vendimi i fundit i FSHF-së, për shkak të kushteve të rënduara atmosferike në vend.
“Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë ka detyruar Federatën Shqiptare të Futbollit të shtyjë të gjitha ndeshjet e parashikuara për këtë javë. FSHF-ja ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me klubet dhe është njohur me situatën e rënduar të terreneve sportive dhe stadiumeve. Duke vlerësuar këtë situatë, FSHF-ja ka marrë vendimin të shtyjë ndeshjet e futbollit në të gjitha nivelet deri të shtunën, më 20 shkurt 2021”, – shkruhet në njoftimin zyrtar të institucionit që drejton futbollin në vend.
Për datën e zhvillimit të ndeshjeve të javës së 10-të të Superiores dhe atyre që ishin parashikuar të luheshin sot në kategoritë inferiore, do të vendosë sektori i garave në FSHF me kalimin e ditëve. Ajo që shqetëson në këtë situatë lidhet me ngjeshjen e ndeshjeve, duke ditur që aktivitet kanë nisur me vonesë për shkak të bojkotit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje