Teksa pritej që në Gjykatën e Krimeve të Rënda organi i akuzës të jepte pretencën për Klement Balilin, apo i etiketuar ndryshe si “Eskobari i Ballkani”, seanca ka dështuar.
Shkak i dështimit të seancës është bërë mungesa e avokatit të Klement Balilit, Theodhori Sollaku, i cili ka dërguar raport që është në gjendje jo të mirë shëndetësore. Gjithashtu edhe Balili mungonte në këtë seancë.
Teksa raporti i Theodhori Sollaku skadon më 16 Mars, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur 26 Marsin si datën e seancës së radhës.
Mësohet se seanca e sotme gjyqësore te Krimet e Rënda është ndjekur edhe nga një përfaqësues i Ambasadës Amerikane.
Klement Balili akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, fshehje të pasurisë dhe pastrim të parave. Si prova fajësie u renditën përgjimet telefonike të realizuara nga autoritetet greke në kuadër të një hetimi që po kryhej atje për një organizatë kriminale që trafikonte hashash e kokainë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje