Nuk është zhvilluar as këtë të enjte seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit për statutin e PD, ankimim i bërë nga Enkelejd Alibeaj.
Në një njoftim për mediat, Gjykata e Apelit thotë se se seanca sot nuk u zhvillua, për shkak se përfaqesuesi ligjor, ka depozituar kërkesë për shtyrje seance.
Seanca tjetër është caktuar në datë 06 dhjetor 2022, ora 09:30.
“Në vijim të komunikimeve mbi veprimtarinë e Gjykatës së Apelit Tiranë, ju informojmë se seanca e sotme gjyqësore që ishte planifikuar të zhvillohej, kërkesa e Partisë Demokratike, nuk u zhvillua, për shkak se përfaqësuesi ligjor, ka depozituar kërkesë për shtyrje séance” thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje