Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Marvin Hagler, kampion i boklit të peshave të mesme nga viti 1980 deri në vitin 1987. Njoftimin e ka dhënë bashkëshortja e tij me anë të një postimi në Facebook, ndërsa shkaqet e vdekjes ende nuk janë bërë të diutura.
Kay G.Hagler, bashkëshortja e ish-boskierit të famshëm, ka thënë se burri i saj ndërroi jetë në shtëpinë e tyre në New Hampshire. “Me keqardhje po ju jap një lajm shumë të trishtë, Sot, për fat të keq, bashkëshorti im Marvin ndërroi jetë papritur në shtëpi. Familja jonë kërkon që të respektohet privatësia në këtë moment shumë të vështirë”, – shkruan Kay G.Hagler.

Hagler ishte mbiquajtur nga tifozët dhe dashamirësit e tij “The Marvelous” (i mrekullueshmi). Prej kohësh “International Boxing Hall of Fame” e kishte vlerësuar mes më të mëdhenjve të boksit të të gjitha kohërave.
Janë të paharrueshme disa nga ndeshjet e tij, që kanë hyrë në historinë e boksit, nga titulli i parë kampion bote për peshat e mesme kundër anglezit Alan Minter, deri te sfida Hagler-Leonard e 1987-ës, që bën pjesë në listën e 100 dyluftimeve më të forta të çdo kohe.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje