Komunitet

Shumë pasaporta vaksinimi do të vështirësojnë udhëtimet

“Të fitosh përsëri lirimë tënde”, kështu e quan një qytetare daneze marrjen e pasaportës së Covid. Gjysmë orë pasi bëri vaksinën, ajo u regjistrua në “coronapass” dhe mund të shkonte lirisht nëpër muzeume, restorante, ndeshje futbolli dhe hapësira të tjera në Kopenhagen.

Ndonëse, pasaporta e Covid-19 po ndihmon dhe synon të ndihmojë akoma më shumë ekonomitë botërore, ka akoma pikëpyetje nëse do të jetë me të vërtetë aq efektive sa mendohet.

Një lejekalimi e tillë shihet si një shpresë për t’ju afruar rikthimit në normalitet dhe habitateve të vjetra, por ekziston mundësia e krijimit të një mishmash-i botëror.

Shumë vende po krijojnë pasaportat e tyre të personalizuara të Covid, si Danimarka. Europa po synon krijimin e një sistemi pan-kontinental, ndërsa Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror po stimulon lëshimin e një pasaporte të tillë që do të drejtohet  nga linjat ajrore.





Të gjithë po përballen me probleme teknologjike, praktike dhe etike. Cila vaksinë do të pranohet dhe sa doza duhen? A duhet që njerëzit të kenë prova të digjitalizuara apo vetëm një copë letër?

“Nëse cdo shtet ka protokoll të ndryshëm, sistem të ndryshëm dhe kërkesa të ndryshme, pasagjerët do të bëhen konfuzë. Po ashtu dhe linjat ajrore”,-tha drejtori ekzekutiv i linjës së fluturimit Qatar Airways.

Didier Reynder, Komisionieri për Drejtësi në BE, tha se: “nëse ne zgjidhim problemet politike, mund të zgjidhen dhe ato teknike. Nëse kjo nuk ndodh ne rrezikojmë të copëtohemi midis zgjidhjeve të ndryshme nga shteti në shtet me papajtueshmëri.”

Bashkimi Europian po punon fort që të krijojë një pasaportë të përbashkët deri në fund të qershorit duke stimuluar dhe udhëtimet brenda bllokut.

Për disa është stresuese fakti që në fakt pasaporta nuk kërkon vetëm vaksinën, por mjafton dhe një test negativ bërë gjatë 72 orëve të fundit. Gjatë kësaj hapësire kohore ekziston përsëri rreziku i infektimit dhe a ja vlen të mbash rrezikun?

Secili nga vendet e BE-së do të përcaktojë rregullat e veta dhe që tani vihen re qasjet e ndryshme.

Greqia si një ndër vendet që varet ekonomikisht nga turizmi po lejon të hynë në të, pa nevojën e karantinimit, vizitorët që janë vaksinuar me vaksinën ruse Sputnik V ose me tre doza të vaksinës kineze. Javën e shkuar Greqia u vizitua nga turistë rusë, anglezë dhe amerikanë.

Në kontrast, Spanja, një tjetër vend që mbështetet plotësisht në sektorin turistik po pret vendimin e BE-së. “Shtetet e tjera si Greqia u hapën më herët, por ne do të respektojmë konsensusin me BE-në dhe nuk duam të rrezikojmë”,-tha ministri spanjoll i turizmit për Financial Times.

Shtete të tjera nga BE-ja po krijojnë rregullat e veta, përfshirë Estoninë, Gjermaninë dhe Francën.

Të dhënat e personave të testuar dhe të vaksinuar në Francë do të futen në platformën digjitale TousAntiCovid, duke i lehtësuar atyre lëvizjet ndërkombëtare. Franca nisi ta testojë platformën të martën e shkuar me fluturimet në Korsika dhe Guadalupe.

Komisioni Europian përfshiu agjencinë gjermane të telekomunikacionit, Telekom për të mundësuar komunikimin e platformave digjitale të pasaportave të Covid me njëra-tjetrën.

Disa ekspertë shqetësohen për falsifikimet dhe ankohen për mungesën e kodit të kriptuar në platformat digjitale.

Në SHBA 17 kompani të ndryshme po punojnë për leje të ndryshme lëvizjeje.

Burimi:Financial Times


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë