Politike

Si do të renditen partitë në fletën e votimit të 25 prillit?

Me anë të shortit të hedhur të enjten, Komisionin Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar numrin që do të kenë partitë në listën e votimit të zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Partia Socialiste mësohet se do të pozicionohet e 12-ta në fletën e votimit. Partia Demokratike do të këtë numrin 9, ndërsa me numrin 1 do të përfaqësohet partia e Tom Doshit, PSD.

Po kështu, Bindja Demokratike renditet e 4-ta, Lëvizja për Ndryshim renditet e 11-ta, ndërsa LSI e gjashta.

KQZ ka bërë me dije se Nisma Thurje renditet e 7 në fletën e votimit, Balli Kombëtar i 2-i dhe Bindja Demokratike e katra. Ndërkohë, Lëvizja Demokratike renditet e 3 në fletën e votimit dhe Lëvizja e Re e teta.

Mësohet se Demokracia e Re renditet e 10 në fletën e votimit si dhe Aleanca Bashkimi Popullor renditet e pesta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë