Kryetari i opozitës, Lulzim Basha tha përmes një konference për shtyp se kur PD të vijë në pushtet do të vlerësojë si të pavlefshme çdo kontratë (jo vetëm e inceneratorëve) e vërtetuar se është lidhur në kushtet e korrupsionit.
Por si? Basha tha se brenda javës së ardhshme PD-ja do të shpalosë planin konkret.
“Çdo kontratë e lidhur në kundërshtim me ligjin, çdo kontratë e lidhur në kushtet e korrupsionit është e pavlefshme me efekt prapaveprues, ne e kemi bërë një plan para do kohësh por me kërkesën tuaj ne do ta rishpalosim këtë plan brenda javës së ardhshme hap pas hapi me të gjitha masat që do të merren që nga ngritja e strukturës së veçantë shtetërore që do të bëjë shqyrtimin e çdo kontrate korruptive, tek kriteret që do të ndiqen për çdo kontratë korruptive e deri tek mekanizmi i anulimit i vënies para përgjegjësisë së autorëve dhe i ndjekjes së marrjes së parave të shqiptarëve kudo që ato të jenë …”, thsa Basha.
Më tej, ai shtoi: “Kanë marrë 75 milion euro të shqiptarëve (për tre inceneratorët) dhe ia kanë dhënë një njeriu të vetëm. PD nuk ia mbyll dot gojën. Pas 25 prillit të gjithë do të jenë nën akuzë…”.
A ka ai ndonjë koment për Ilir Metën i cili të shtunën publikoi edhe një video të protestës së 2 marsit, si zgjidhje ndaj situatës në vend, a po e merr ai rolin e liderit të opozitës? ?
“Vetëm nëse ju mendoni se unë kam marrë përsipër rolin e presidentit.
Ai është në rolin e tij ndërsa beteja jonë për standartet zgjedhore ka qenë dhe është betejë e përditshme, por s’mund t’i mbivendoset krizës që po bëjnë kërdinë në tavolinën xhepat e shqiptarëve”
Basha tha gjithashtu se ka depozituar dy padi të reja dhe një të tretë të hënën ndaj Erion Veliajt.
“Për të 3 gënjeshtrat e vemjes që bëhen për të tërhequr vëmendjen nga aferat ku është kapur ai dhe shefi i tij është dorëzuar padi. Të hënën dorëzohet padia tjetër sa i përket inceneratorëve…”, tha Basha
Ai foli edhe për pandeminë dhe planin pesë pikash të prezantuar prej ditësh nga PD-ja.
“Dy krizat janë shëndetësore dhe ekonomike. Kam marrë me qindra mesazhe këto ditë nga qytetarët të cilët thonë çlodhesh ai s’ka bërë gjë për 7 vite e s’do bëjë në këto pak muaj. Dua tu them qytetarëve se nuk do lodhem se situata po përkeqësohet çdo ditë…
1 në 3 shqiptarë nuk siguron dot ushqim të mjaftueshëm. Situata është rënduar tani që e dimë që qindra kryefamiljarë kanë humbur vendin e punës. Bizneset në prag falimentimi.
S’do lodhem së përsërituri që shteti shqiptar të kryejë detyrimin ndaj taksapaguesve dhe të vërë në lëvizje fondet…
…Duhet gjithashtu rimbursim për pacientët që trajtohen në shtëpi”, tha Basha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje