Lajme

Si e priti bota 2019-n

Kush kishte fishekzjarret më spektakolare? Ai ia vlejti që miliona qytetarë të qendronin mes të ftohtit në sheshet e kryeqyteteve për të parë spektaklin e fishezjarreve? Si gjithnjë viti i ri u prit në mënyrë madhështore.

Fillimisht ishte Zelanda e re dhe Australia te cilat shpalosen spektaklin e tyre te vitit te ri. Më pas në Dubai, spektakli i fishekzjarrëve u realizua nga kulla më e lartë në botë Burxh Kalifa. Me pas e gjithë vëmendja u zhvendos në Europe.

Në Berlin spektakli u zhvillua përpara portës së Brandenburgut. Në Paris, spektakli u zhvendos tek Harku i Triumfit ku mijëra njerëz vendosen ta presin jashtë vitin 2019.

Në Londër, Kulla Big Ben, e heshtur për pjesën më të madhe të vitit 2018 për shkak të rinovimeve, ndriçoi sërish këtë vit te ri.

Në Nju Jork, aty ku gjithmonë mediat ndërkombëtare fokusohen për të ndjekur spektaklin e jashtëzakonshëm të vitit të ri, koncertin e drejtoi këngëtarja shqiptare Bebe Rexha e cila solli hitet e albumit të saj të ri.

Edhe Brazili prej disa vitesh ka tërhequr vëmendjen për spektaklin qe organizon për festen e ndërrimit të viteve. Në Kopakabana, njerëzit festuan buze detit ardhjen e 2019.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë